Categories Lajme, Politike

Vijon ‘furtuna’ në diplomacinë shqiptare, zbulohen edhe 3 emra të tjerë

.Numri i diplomatëve të shkarkuar ka shkuar në 19, kjo pas një nisme të lajmërua nga ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj disa ditë më parë.

Mësohet se gjatë ditës së sotme janë shkarkuar nga detyra edhe tre diplomat të tjerë të Ambasadave të Shqipërisë në disa vende të botës.

Mësohet se bëhet fjalë për diplomaten, Blerta Derhemi pjesë e misionit shqiptar në BE, e cila do të kthehet në Tiranë. Artur Porpollogu, konsull në Ambasadën Shqiptare në Athinë, konsullja e Shqipërisë në Danimarkë Marsela Xhixho, ndërsa bëhet me dije do të lirohet nga detyra edhe konsulli në Hungari Marin Meksi, i cili do të transferohet në Tiranë.

Ministria  ka sqaruar se këto shkarkime vijnë për shkak të emërimeve nepotike dhe punësimit të parregullt në shërbimin diplomatik.

Në mbledhjen e Komisionit Parlamentart për Integrimin, Cakaj deklaroi se një pjesë e diplomatëve do të transferohen dhe një pjesë do të lëvizin nga puna

“Unë them që një pjesë të punonjësve do të transferohen dhe një pjese do lëvizin nga puna. Ju jeni një opozitare konstruktivedhe duhet të jeni e lumtur që po fillon një reformë në shërbimin diplomatic. Ose emërimet janë tepër të vjetra ose nuk janë në lartësinë e duhur. Bushati ka bërë një punë të jashtëzakonshme”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME