Categories Lajme

Vijon në ditën e dytë vaksinimi antikovid i uniformave blu

Në gjithë vendin po vijon në ditën e dytë edhe procesi i vaksinimit antikovid të uniformave blu. Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndoqi sot nga afër procesin e vaksinimit të uniformave blu në Fier.

Manastirliu informoi se gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar rreth 1 mijë efektivë të Policisë së Shtetit. Një pjesë e tyre janë vaksinuar në strukturat e përqendruara të vaksinimit, pjesa tjetër në komisariate, për të krijuar më shumë lehtësi edhe për të arritur një vaksinim të shpejtë të efektivëve të Policisë.

Ministrja tha se, “janë 11 mijë forca të efektivëve të Policisë që do të vaksinohen. 1 mijë janë vaksinuar dje, pjesa tjetër në ditët në vijim. Besoj që do ta kryejmë shumë shpejt për të përfituar të gjithë ditët në dispozicion. Ndërkohë kemi përfunduar me mësuesit, edhe me mësuesit e shkollave jopublike. Gjithashtu edhe dozat e dyta për mjekët e personelin spitalor dhe të kujdesit parësor kanë përfunduar”, tha ajo.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka 577 punonjës dhe sot ka filluar vaksinimi për Drejtorinë Vendore dhe Komisariatin e Policisë së Fierit, ndërsa dje janë vaksinuar punonjësit e Komisariatit të Lushnjës dhe të Divjakës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Iku nga shtëpia dhe nuk u kthye më”, burri “ngre në këmbë” policinë: Më gjeni gruan!

Një 43-vjeçar ka shkuar në Komisariatin e Policisë së Durrësit, ku ka kallëzuar zhdukjen e…

LEXO ME SHUME