Categories Lajme

Vijon operacioni “Perimetri” në Korçë, kapen 4 sirianë, njëri prej tyre kapet duke…

Policia e Korçës vijon goditjet e njëpasnjëshme në kuadër të operacionit policor “Perimetri”, ku së fundi ka arrestuar 4 shtetas sirianë.

Njoftimi i plotë: Njëri prej të arrestuarve, u kap duke transportuar kundrejt fitimit, me një mjet të vjedhur të cilin e drejtonte pa leje drejtimi, tre personat e tjerë (emigrantë të paligjshëm) si edhe nuk iu bind urdhrit të Policisë për të ndaluar.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatet e Policisë Devoll dhe Maliq, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
I. B., 34 vjeç; H. S., 23 vjeç; J. G., 36 vjeç dhe O. K., 29 vjeç, banues në Siri.
Shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin rezulton se kanë vjedhur mjetin tip “Opel” në pronësi të shtetasit E. A., banues në Bilisht. Këtë mjet e drejtonte pa leje drejtimi shtetasi I. B., i cili synonte t’i transportonte tre shtetasit e tjerë drejt Tiranës.
Në afërsi të vendit të quajtur “Tyrbja e Gocës”, në Maliq, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar, por është larguar me shpejtësi dhe ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar lehtë të katërt këta shtetas, të cilët morën ndihmën e parë në spitalin e Korçës. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po ndërtonin pa leje në plazhin e Gjipesë, arrestohet 52-vjeçari, në kërkim 3 persona

Një 52-vjeçar është vënë në pranga pasi u konstatua se po ndërtonte pa leje në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Shtylla elektrike bie papritur mbi makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një shtyllë ka rënë mbi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pas vendimit për t`u larguar nga shtëpia, Romeo bën lëvizjen e papritur

Teksa të gjithë prisnin që Heidi Baci dhe Romeo Veshaj të kalonin momente të bukura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kreu manovra me makinën e vjedhur, arrestohet ‘skifteri’

Policia në Shkodër ka arrestuar një 37-vjeçar, pasi kreu manovra të rrezikshme me një makinë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dënuar me 4 vite e 5 muaj burg për vjedhje dhe drogë, arrestohet polaku në Han të Hotit

Policia në pikën kufitare në Hanin e Hotit ka arrestuar një 61-vjeçar, të shpallur në…

LEXO ME SHUME