Categories Lajme

Vijon operacioni ‘Restart’ në Korçë, DETAJE

Ka shkuar në 7 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit të koduar “Restart” për goditjen e një grupi k riminal që transportonte lëndë n arkotike drejt Greqisë. Këtë të mërkurë janë arrestuar dy persona në kuadër të këtij operacioni. Ata janë Sokol Kadilli dhe Ergis Fidani. Në makinën e tyre tip Volvo u gjetën 65 kg lëndë n arkotike.

Që nga fillimi i operacionit “Restart” rreth një muaj më parë janë sekuestruar në total 252.4 kg lëndë narkotike, ndërkohë ky ishte rasti i tretë i goditur brenda këtij harku të shkurtër kohor.

NJOFTIMI Korçë Vijon operacioni policor antidrogë i koduar “Restart”. Shkon në 7 numri i të ndaluarve dhe në 252.4 kg lëndë narkotike e sekuestruar në kuadër të këtij operacioni, që ka startuar një muaj më parë për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve na rkotike në drejtim të shtetit grek. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme dhe Narkotikët në DVP Korçë, në bashkëpunim me SHÇBA dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë.

Në vijim të operacionit, goditet rasti i tretë i tentativës për trafikim të narkotikëve, sekuestrohen edhe 65 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis, vihen në pranga 2 shtetas të tjerë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me SHÇBA, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të operacionit të koduar “Restart”, nisur 1 muaj më parë, si rezultat i të cilit janë vënë në pranga 5 shtetas dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 187.4 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i informacioneve të grumbullauara nga hetimet proaktive dhe punës së mirëorganizuar, u godit një tjetër rast i tentativës për trafikim të lëndëve n arkotike në drejtim të shtetit grek, ku u bë arrestimi në flagrancë i një pjesëtari tjetër të këtij grupi kriminal konkretisht shtetasit S. K., 42 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i mësipërm, është kapur nga shërbimet e policisë në aksin rrugor Korçë-Kapshticë,​ me automjetin tip “Volvo”, gjatë kontrollit të të cilit iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 72 pako me peshë 65 kg lëndë e dyshuar n arkotike k anabis, sasi e cila do të t rafikohej në drejtim të shtetit grek. Gjithashtu po në kuadër të këtij operacioni, u bë ndalimi për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, ngelur në tentativë, i shtetasit E. F., 32 vjeç, banues në Korçë, i dyshuar si i implikuar në ngjarjen e datës 06.11.2021, ku u arrestuan në flagrancë 4 shtetasit L. R; J. M; I. M. dhe A. Ç.

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, hetimet për këtë operacion po vijojnë për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore edhe të personave të tjerë të implikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME