Lajme

Vijon prishja e ndërtimeve pa leje në Ksamil, IKMT largon inertet

Paralel me prishjen e ndërtimeve pa leje, që kanë uzurpuar hapësirat publike në Sarandë, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit po vijon me largimin e inerteve nga territori.

IKMT ndau sot pamje nga shembja e një objekti në Ksamil, por edhe nga aksioni që po kryhet në pika të tjera të qytetit bregdetar të Sarandës për largimin e inerteve, pas prishjes së objekteve pa leje.

Operacioni “Bregdeti ynë” nisi në 7 qershor nga Velipoja dhe Ksamili dhe synon prishjen e ndërtimeve pa leje, fillimisht në gjithë zonën bregdetare. Ditën e djeshme operacioni vijoi me prishjen e ndërtimeve pa leje në Kepin e Rodonit, Durrës. Ndërkohë pas pastrimit të zonës bregdetare do të nisë edhe shembja e ndërtimeve pa leje në zonat e mbrojtura dhe përgjatë akseve rrugore në mbarë vendin.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: