Lajme

Vijon telenovela “Shullazi”, shtyhet sërish gjyqi

Shtyhet për herë të dytë në Gjykatën e Apelit Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit seanca gjyqësore për grupin “Shullazi”.

Avokatët mbrojtës të të akuzuarve i kërkuan Këshillit të Lartë Gjyqësor që të shprehet për praninë e gjyqtarëve të deleguar në këtë çështje, Artur Kalaja dhe Etleva Temo, pasi nuk janë gjyqtarë të strukturës së posaçme antikorrupsion (SPAK), e formuar vetëm pak ditë më parë.

Edhe pse kërkesa ka shkuar që në 23 dhjetor 2019, Këshilli i Lartë Gjyqësor, nuk ka kthyer ende përgjigje.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close