Categories Lajme

Vijon vaksinimi i personave mbi 80 vjeç në Durrës/ Drejt përfundimit procesi me bluzat e bardha

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Durrës, ku po vijon vaksinimi i gjysheve dhe gjyshërve +80 vjeç. Nga Durrësi, kryeministri tha se është drejt përfundimit vaksinimi i bluzave të bardha dhe në mes të muajit nisim vaksinimin e mësuesve me 14 mijë dozat e para AstraZeneca.

I shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kryeministri Rama u informua mbi ecurinë e deritanishme të procesit të vaksinimit. Manastirliu tha se “në qendrën e vaksinimit në Durrës, aktualisht po vaksinohet fasha plus 90 vjeç”. “Është mjeku i familjes që përcakton kush është i moshuari që vaksinohet i pari”, tha ajo.

Ministrja theksoi se deri tani në totoal janë kryer mbi 14 mijë vaksinime”. “Do të vijojmë me vaksinimet në të gjitha qendrat. Po përfundojmë me stafin mjekësor, këtu në Durrës procesi ka përfunduar, kanë ngelur vetëm disa mjekë e infermierë nga poliklinika”, tha ajo.

Ministrja shprehu bindjen se procesi i vaksinimit të mjekëve e infermierëve përfundon brenda 15 marsit, pasi po bëhet edhe një vlerësim dinamik i listës së atyre që e kanë kaluar. Ajo tha se në tërësi kemi më shumë se 11 mijë mjekë e infermierë që e kanë kryer deri tani vaksinimin.

Mbi 32 mijë vaksina të Pfizer kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, ndërsa pritet të vijojë furnizimi nga kontrata direkte me Pfizer, përgjatë muajit mars, prill e në vijim. Ndërsa, nëpërmjet instrumentit COVAX, pritet të mbërrijnë brenda dy javëve të para të marsit, 14,400 vaksina AstraZeneca dhe po vijojnë përpjekjet për sigurimin e dozave të tjera të vaksinave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan! Po riparonte llambën elektrike, 56-vjeçari bie nga vinçi

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, teksa një 56-vjeçar ka mbetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vrasë bashkëshorten, përfundon në pranga 50-vjeçari në Rrogozhinë, i shpallur në kërkim

Një 50-vjeçar i shpallur në kërkim pasi tentoi të vrasë gruan e tij është arrestuar…

LEXO ME SHUME