fbpx
Lajme

“Virulenca s’ka ndryshuar”, Bino: COVID-19 nuk pyet nëse je apo jo me sëmundje shoqëruese

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino ka reaguar me një mesazh ndërgjegjësues për qytetarët duke i bërë thirrje që të tregohen të kujdesshëm ndaj COVID-19. Teksa kujton se ishte një nga personat që u prek rëndë nga koronavirusi, për të gjitha personat që nuk besojnë se koronavirusi nuk ekziston ajo i bën thirrje të dëgjojnë historitë njerëzore.

Gjithashtu Bino thotë se virulenca e COVID-19 siç thuhet shpeshherë nuk ka ndryshuar, ndërsa shton se rreziku mbetet ende i lartë, si për personat me sëmundje shoqëruese , por edhe për personat të cilat mund të mos kenë sëmundje shoqëruese.

“COVID-i ekziston, paraqitet në disa forma. Midis të cilave janë forma të lehta, mesatare dhe forma të rënda dhe tepër të rënda. Virulenca siç thuhet shpeshherë nuk ka ndryshuar. Personalisht e kalova në formë të rëndë. Pra e provova vetë se çfarë do të thotë të kalosh COVID-19, në formë të rëndë.

Për të gjithë ata që nuk besojnë duhet të jetë të kujdesshëm, të dëgjojnë historitë njerëzore që tregojnë se sa e rëndë është sëmundja kur nuk mbushesh me frymë, kur nuk merr oksigjenin.

Për këtë arsye duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mbrojmë të afërmit, pavarësisht sëmundjes apo pavarësisht nëse kanë apo jo sëmundje shoqëruese, shpeshherë COVID-i nuk pyet”, tha Bino. Mesazhi i Prf. Bino është shpërndarë në rrjetin social “Facebook” nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button