Lajme

Vit zgjedhjesh/ Nis puna në Baypass-in e Fierit, ja kur do të jetë aksi i kalueshëm. Kompania fituese dhe kostoja

Pas përmbylljes së procedurave konkuruese të përzgjedhjes së kompanive kontraktore që do kryejnë punimet e Bypass-it të Fierit dhe dorëzimit të garancisë financiare, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka firmosur kontratën me kompaninë fituese “CGC, Combined Group Contracting”. Kontrata ka vlerën e financimit 37,944,221 Euro për përfundimin e kësaj vepre.

Nga dita e sotme kompania kontraktore fillon punën në terren duke ringritur kantierin me objektivin për të bërë të kalueshëm bypass-in e Fierit në sezonin e ardhshëm turistik, që këtë herë përkon dhe me zgjedhjet lokale që do të mbahen në të gjithë vendin.

Është e zakonshme që në vendin tonë shumë prej zhvillimeve në infrastrukturë të përkojnë me zgjedhjet ose lokale ose qëndrore, ku miliona euro përdoren si karrem për qytetarët, në këmbim të votave.

Ndërkaq, në ditët e ardhshme do të kryhet dhe firmosja e kontratës me kompaninë fituese të Bypass-it të Vlorës për të mundësuar edhe aty fillimin e punës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close