Lajme

Viti 2022 i gjen vlonjatët në det: E kemi ritual prej 6 vitesh, të bën mirë për shëndetin

Dita e parë e vitit 2022 ka nisur me “not” për vlonjatët. Ndonëse temperaturat janë të ulëta ata kanë hyrë në det, gjë që siç duket e bëjnë çdo Vit të Ri. Burime për media bëjnë me dije se ata e kanë këtë ritual prej 6 vitesh.

“Kemi një ritual prej 6 vitesh. Është kënaqësi të lahesh. Të bën mirë për shëndetin, uji është i pastër, është pak i ftohtë por pak i përballueshëm por nëse lahesh, mësohesh dhe nuk e ke problem.

Disa frekuentojnë natyrën e malin, disa detin.”-shprehen ata. Përsa i përket natës së ndërrimit të viteve, atmosfera ka qenë festive në të gjithë Shqipërinë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: