Dita e parë e vitit 2022 ka nisur me “not” për vlonjatët. Ndonëse temperaturat janë të ulëta ata kanë hyrë në det, gjë që siç duket e bëjnë çdo Vit të Ri. Burime për media bëjnë me dije se ata e kanë këtë ritual prej 6 vitesh.
“Kemi një ritual prej 6 vitesh. Është kënaqësi të lahesh. Të bën mirë për shëndetin, uji është i pastër, është pak i ftohtë por pak i përballueshëm por nëse lahesh, mësohesh dhe nuk e ke problem.
Disa frekuentojnë natyrën e malin, disa detin.”-shprehen ata. Përsa i përket natës së ndërrimit të viteve, atmosfera ka qenë festive në të gjithë Shqipërinë.