Categories Lajme

“Vizion, karakter, punë e vendosmëri”, Rama: Mandati i tretë duhet për të mos u kthyer pas

Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme takim me strukturat e PS-së në Fier. Rama theksoi se Partia Socialiste duhet të jetë e bashkuar për të çuar deri në fund misionin që ka nisur. “Jemi në ngjitje dhe sa më shumë ngjitesh drejt majës ku ke vendosur të arrish aq më e vështirë bëhet”, tha ai. Ndërsa i ndal te programi i PS, Rama theksoi se për ta bërë premtimin fakt të kryer duhet karakteri për ta realizuar.

Më tej ai deklaroi se vizioni i kësaj force politike është ajo çka e dallon nga kundërshtarët politikë. “Ne e kemi çliruar një pjesë të madhe nga plehrat. Do të shohim sesi i është vënë në punë impianti i madh i përpunimit të mbetjeve, por jo kudo çështja e plehrave është zgjidhur. Ne e kemi transformuar sistemin tonë shëndetësor, por për fat të keq në sistemin tonë shëndetësor nuk është një Tire që u kap, por ka plot Tire që duhen nxjerrë jashtë sistemit.

Sot fëmijët kur shkojnë në maturë e kanë të qartë që në universitet do të hyjnë aty ku e meritojnë. Me rëndësi është të hapim një universitet mjekësie në Fier. Kjo bëhet duke vazhduar që të fitojmë betejën. Që armiku i padukshëm të jetë zhdukur. Kush do ti bëjë këto, kush do të vazhdojë ta vaksinojë popullin shqiptar. Kush mendoni ju se do të sigurojë vaksina, ata? Ai që u bën thirrje nga gropa digjitale. Harrojeni me ata edhe procesi i vaksinimit, që është tashmë i fituar, do jetë një humbje! Ata do të kthejnë në shtëpi njerëzit pas tërmetit!

Do të kthehet në një zvarritje, procesi i rindërtimit, dhe nuk do të përfundojë. Gjithashtu me ata, sezoni turistik do të dështojë. Nuk do të ndodhë, ky mesazh i imi është për ata shqiptarë që akoma u shkojnë nga mbrapa”, tha Rama. Ai gjithashtu theksoi se mandati i tretë duhet pikërisht që të mos kthehen pas ndryshimet e nisura nga qeveria.

“Luli thotë pse merresh me mua, po me këtë të merrem. Në fakt me Lulin nuk duhet të merreshim fare se është thjeshtë një kukull, është Gjino që shërben për të krijuar një dasmë dhe ka një dhëndër të ri, ndërsa trimi që gjuan me gurë atje dihet që është Iliri. Ashtu siç dihet shumë mirë pse i ati i Gjinos kërkon Marigonë. Por Marigoja është Shqipëria që kërkon ta kthejë në një plaçkë që e ka bërë copash.  Kjo s’ka për të ndodhur më, pasi ne do e ngremë në një nivel tjetër dhe do e bëjnë të pakthyeshëm këtë gjë dhe për këtë duhet mandati i tretë.  Mandati i tretë është një mandat për të garantuar atë që kemi arritur dhe krijuar kushtet për të krijuar kushtet që ky kthim pas të mos ndodh më”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME