Policia e Tiranës ka arrestuar një 18-vjeçar, pasi në bashkëpunim me një 12 dhe 13-vjeçar ka vjedhur paratë e një furre buke në Tiranë. Mësohet se për dy të miturit, janë referuar materialet në gjykatë. “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. Sh., 18 vjeç si dhe u referuan materialet për 2 shtetas të mitur 12 dhe 13 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur një sasi parash në furrën e bukës të shtetasit K. H.”, njofton policia.
Categories
Lajme