Categories Lajme

Vjedhja e autorësisë dënohet me bu.rg

Shkelja e të drejtave të autorit, riprodhimi tërësisht ose pjesërisht, shpërndarja, komunikimi në publik, shitja, ofrimi për shitje, përdorimi, furnizimi, eksportimi ose importimi për qëllime fitimi i veprës së mbrojtur nga e drejta e autorit, pa pëlqimin e autorit ose mbajtësit të së drejtës, kur janë shkelur të drejtat vetjake ose pasurore të tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Me ndryshimet e reja parashikohet shtimi i dënimit deri në 3 vjet burg, kur kjo vepër, kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë. Këtu është marrë parasysh pirateria televizive. Ndryshime në Kodin Penal për mbrojtjen e të drejtës së autorit vjen si pasojë e debatit të gjerë publik për kopjimet apo përdorimeve të padrejta të veprave të të tjerëve.

Ligji është njëra anë e medaljes. Nga ana tjetër fatkeqësisht në Shqipëri të drejtat e autorit shkelen masivisht. ”Sektori i teatrit është nga më të ekspozuarit”, thotë regjisori Kastriot Cipi. E drejta e autorit aplikohet te të gjitha veprat origjinale letrare, shkencore dhe artistike. Këto përfshijnë librat, muzikën, skulpturat, pikturat, fotografitë, filmat, programet radio-televizive, programet kompjuterike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME