Categories Lajme

Vjedhja e parave në shtëpinë e Alda Klosit, zbulohet makina luksoze në pronësi të djalit të pastrueses

Zbulohen detaje të tjera lidhur me arrestimin e Rozeta dhe Havier Dobit, nënë e bir që vodhën një shumë prej 524.800 euro, 8500 dollarë dhe 368.000 lekë të rinj, në banesën e ish-shefes së kabinetit të ish-ministrit të Rindërtimit dhe Financave, Arben Ahmetaj.

Një pjesë e parave dhe sendeve me vlerë janë gjetur në banesë. Ndërsa shuma prej 404 mijë euro vijon të mos ketë asnjë pronar.

“Ora News” ka mësuar se një pjesë e eurove të shpenzuara janë blerë Benz-Mercedez nga djali i pastrueses, Havier Dobi.

Në listën e pasurisë që Dobi, rezulton të ketë është dhe një Mercedez Benz i tipit “E 550 4MATIC UF9”, ngjyrë e zezë Benzinë + Gaz.

Ky automjet është blerë pikërisht gjatë muajit Dhjetor 2022, periudhë kur Rozeta Dobi, ka arritur të vjedhë në banesën e zyrtares Aldo Klosi, sasinë e eurove dhe parave.

Tre makinat, të gjitha të llojit Benz-Mercedes në pronësi të Havier Dobit, janë sekuestruar për llogari të ccështjes penale, që ka nisur në prokurorinë e Tiranës.

Por kur është mbushur 1 javë nga zbulimi i shumës financiare, prokuroria nuk ka qartësuar se kush e disponon pjesën prej 405 mijë euro. Grupi i hetimit pranë prokurorisë së Tiranës, ka zgjedhur të ndjekë teknikalitete, duke ofruar bashkëpunim me Rozeta Dobin.

Me shpresën se dëshmia e saj, do sjellë zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e emrit të pronarit të 405 mijë eurove, mësohet se prokuroria e Tiranës, i ka ofruar Rozeta Dobit bashkëpunim dhe lehtësim të pozitës penale të saj në këtë çështje.

Në këmbim të dëshmisë së sinqerte dhe zbulimit të pronarit të eurove, prokuroria ka ofruar tek Rozeta dhe zbutjen e masës së sigurisë së djalit të saj, Havier Dobi, me qëllim lirimin e tij nga burgu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME