Categories Lajme

Vjehrra dhuron veshkën dhe i shpëton jètën nuses: E kam si vajzën time

44-vjeçarja Debora priste prej disa kohësh në Padova të Italisë mundësinë për transplantin e veshkës. Vjehrra e saj Annalisa i shpëtoi jetën duke iu bashkuar programit të shkëmbimit të quajtur “Deck”: praktikisht veshka e gruas shkoi te një pacient tjetër në listën e pritjes dhe nuses 44-vjeçare iu vendos një veshkë që përputhej ne orgnizimin e saj.

“Ajo më do si të më kishte vajzën e saj”, ka shkruar Debora në rrjetet sociale, duke rrëfyer gjestin prekës të nënës së bashkëshortit të saj, e cila quhet Annalisa. Një donacion i papritur që Annalisa zgjodhi ta bënte pa hezitim.

Debora zbuloi në moshën tridhjetë vjeçare se vuante nga një sëmundje autoimune, glomerulonefriti Berger, një patologji që shkakton ndryshime në vlerat e gjakut dhe urinës, pra insuficiencë renale. Kjo sëmundje mund të përkeqësohet ndjeshëm, megjithëse mbahet nën kontroll nga ilaçet dhe ngadalësohet nga kortizoni. Në vitin 2018, për shkak të një gripi veçanërisht agresiv, gjendja e saj u bë më keq. Që atëherë, mjekët filluan të flasin me të për dializën dhe transplantin.

Prej dy vitesh, dy gratë i janë nënshtruar testeve specifike për të zbuluar nëse vjehrra mund të ishte një donatore e pajtueshme. Në hapin e fundit diçka nuk shkoi: në kryqëzimin përfundimtar të përputhshmërisë rezulton se antigjenet e Deborës janë aq të larta sa rrezikonin ta refuzonin veshkën e Annalisës duke e bërë atë plotësisht të papajtueshme.

Atëherë, u gjet zgjidhja tjetër. Që nga marsi 2018, programi “Deck” ka hyrë në fazën e tij eksperimentale, i konsideruar si një risi mbarëbotërore: krijohet një zinxhir i vërtetë njerëzish të papajtueshëm me donatorët e tyre përkatës, por të pajtueshëm me njëri-tjetrin.

Falë programit Deck, Debora mori një veshkë nga një dhurues i cili kishte ndërruar jetë dhe në të njëjtën kohë, veshka e dhuruar nga vjehrra e saj i shkoi dikujt tjetër. “Fillimisht nuk doja të pranoja, por vjehrra ime nuk kishte dyshime: dukej krenare sikur po ndihmonte dy njerëz në vend të njërit”, thotë gruaja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Ndihmë-ndihmë” – Maja hyn në banesë duke thyer derën, por ia merr ulërimave nga ballkoni pa e prekur njeri, ish bashkëshorti filmon gjithë skenën: Largohu!

Pas lajmit se këngëtarja e muzikës popullore “Maya” ishte dhunuar nga bashkëshorti i saj nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME