Categories Lajme

Vjehrri i Floreshës: Vetëm nipin prisja unë, ty e dy vajzat…

Floresha Rasha, edhe pse pas shtatë vitesh në Siri, preku sot tokën shqiptare, është përballur me refuzimin e familjes së saj. Në një intervistë për Report TV, Shaban Rasha, vjehrri i Floreshës, thotë që vetë, djali Amari është njeriu që ai ka pritur të kthehej. Nusen e tij, Shabani e quan tradhëtare. Ai shprehet se nuk dëshiron ta shohë me sy Floreshën, pasi pas humbjes së të birit,  ajo është martuar me dikë tjetër, me të cilën ka edhe dy vajza.

Me lot në sy, ai shprehet se ka qenë një vjehërr i mirë, që e ka mbajtur Floreshën si vajzën e tij, por kjo e fundit është larguar dhe nuk ka më vend më shtëpinë e tij.

“Unë jetoj vetëm. Djali i madh ka humbur jeten në Siri, edhe vajza e djalit të vogël me gjithë djalin, por këto janë vr arë në periudhën që luftonin me Basha Al Asad, jo me këta terr oristët. Prandaj nuk ka asnjë lloj procedure. Ardhja e tyre mua nuk më intereson fare vetëm e djalit, e djalit të djalit, nusja ka shkëputur kurorë dhe ka lidhur kurorë me dikë tjetër dhe te unë i është mbyllur dera, po ata nuk do vijnë këtu do shkojnë në kapmin e rehabilitimit, që kur ka vd ekur djali që në 26 dhjetor 2016. Dy vajzat (Emel dhe Hatixhe) nuk janë të djalit, Diamantit, Amari është i Diamantit. Ajo le të gjejë burrin dhe t’u jap mbiemrin. Jam lidhur me njerëzit që më kanë marrë ne telefon që më kanë njoftuar. Më kanë marrë në telefon, prej 7 vjetësh nuk kam pasur asnjë kontakt. Nuk e ka lejuar ajo që të më marrë, kam qenë një vjehrr i sjellshëm, me kulturë, madje të kishit njohur gruan time, ajo iku dhe na tradhtoi si të ishim ca injorant jo si të ishim të dy me shkollë, ajo farmaciste unë mësues. I thashë m’i lë mua fëmijët dhe nuk donte, se kujtonte se aty është dasmë, fushë me lule të vinin unazat në vesh,”– tha Shaban Rasha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME