Categories Lajme

Vjen lajmi i mirë nga Italia, në 4 maj hapen dy aeroportet

Italia njoftoi se do të rihapë dy aeroporte gjatë javës së ardhshme. Bëhet fjalë për aeroportin Ciampino në Romë dhe aeroportin e Firences, Peretola, të cilët janë mbyllur për shkak të pandemisë së koronavirusit. Aeroportet që ishin mbyllur që më 13 mars do të hapen më datën 4 maj, kur nis në Itali edhe Faza 2 e pandemisë, në të cilën parashikohet edhe të rifillojnë nga puna mjaftë kompani prodhimi dhe biznese të tjera.

Me kërkesë të ENAC, Autoriteti Kombëtar i Aviacionit Civil, Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit Paola De Micheli ka nënshkruar, së bashku me Ministrin e Shëndetësisë Roberto Speranza, dispozitën që autorizon rihapjen për publikun të dy aeroporteve, që siç thuhet në dokument, “për të kënaqur kërkesat në rritje” të cilat sidoqoftë do ti nënshtrohen testimit të pasagjerëve që do të hyjnë dhe dalin nga këta aeroporte.

Dekreti i përbashkët shtrihet gjithashtu deri në 17 maj për të gjitha kufizimet e tjera për aeroportet e rajonit të Siçilisë dhe Sardenjës, të cilat pas kësaj date do të jenë në operativitet të plotë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME