Categories Lajme

Vjen një film rreth Barbie-it: Publikohet emri i aktorit që do të luajë rolin e Ken!

Kur e mendon, duket çmenduri që kinemaja nuk ka nxjerrë ende një film për lodrën më të famshme në botë: barbie-n! Sigurisht ka seriale dhe filma të animuar me histori të ndryshme Barbie-s, por ende një film të mirëfilltë me barbie-n që njohim ne, por kësaj here të vërtetë.Dëshira është dëgjuar dhe plotësuar pasi shumë shpejt do të shihni për herë të parë një film rreth Barbie-it në ekranin e madh. Çfarë dihet deri tani?

Filmi vjen me skenar të Greta Gerwig. Ajo dhe partneri i saj Noah Baumbach, kanë nisur një projekt të tillë që prej 2019-ës. Kush do të jetë Barbie?Kush tjetër përveç Margot Robbie?! “Vjen me shumë gjëra të tjera pas ky rol. Mbi të gjitha është një lidhje e ngushtë nostalgjie. Kur njerëzit dëgjojnë “Barbie” mendojnë se e dinë mirë për çfarë filmi bëhet fjalë, pastaj kur dëgjojnë se është Greta Gerwig skenaristja dhe njëkohësisht regjisorja, tërhiqen.”- është shprehur Robbie për British Vogue në qershor të 2021-it.

Po Ken? Ryan Gosling dora vetë! Lajmi u konfirmua zyrtarisht një ditë më parë. Sony është përpjekur të bëjë një film rreth Barbie-it që prej 2014-ës, por për një arsye ose një tjetër nuk arritën ta përfundonin. Thuhet se xhirimet e filmit nisin së shpejti dhe post produksioni në fillim të 2022-it. Sipas Variety, filmi do të jetë gati për kinematë e botës në 2023-in!mend

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME