Categories Lajme

Vjosa Osmani merr 30 mijë vota më shumë se Hoti, Hoxhaj, Haradinaj e Limaj sëbashku

Vjosa Osmani, e cila me iniciativën e saj “Guxo” garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, ka dalë kandidatja më e votuar në këto zgjedhje, duke lënë prapa vetes bartësit e listave dhe liderët e partive të tjera politike. Mësohet se nga 80 për qind të votave të numëruara deri tani, pa votat e diasporës dhe ato me kusht, në zgjedhjet e 14 shkurtit, Vjosa Osmani ka fituar 200, 245 vota, kurse Glauk Konjufca i LVV 125, 970 vota, ose rreth 75 mijë më pak se Osmani.

Ndërsa, kryetari në detyrë dhe bartësi i listës dhe kandidati për kryeministri i PDK-së, Enver Hoxhaj mori gjithsej 73, 615 vota. Bartësi i listës së LDK-së dhe kandidati për kryeministër i LDK-së, Advullah Hoti, mori 50,204 vota, ndërsa lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj Haradinaj ka marrë gjithsej 30,189 vota. Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe bartësi i listës, Fatmir Limaj ka marr gjithsej 13,121 vota.

Në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë në vend me 47.85% të votave. PDK doli partia e dytë më 17.41%, LDK e treta me 13.08%, kurse AAK fitoi 7.43% dhe Lista serbe 5.54%. Nisma Socialdemokrate nuk e ka kaluar pragun zgjedhor, duke marr vetëm 2.6% të votave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME