Categories Lajme

“Vjosa Osmani mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit”

“Vjosa Osmani mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 10 shkurtit”. Kështu deklaron analisti Ramush Tahiri. Kjo pasi në KQZ ka përfunduar afati për deklarimin e koalicioneve, duke lidhur vetëm dy koalicione nga partitë minoritare.

Tahiri mendon se procesi i shkrirjes së Osmanit në listën e Vetëvendosjes do të humbte identitetin. “Vjosa Osmani mund të rrezikojë të mos merr pjesë në zgjedhje. Mund të rrezikojë sepse procesi i shkrirjes e humb identitetin. Procesi i shkrirjes në Vetëvendosje ndonjëherë nuk i ndihmon edhe Vetëvendosjes”, thotë Tahiri në RTK-në.

“Duket që s’po arrin me u regjistruar si Nismë, si Iniciativë, s’ka përgatitje. Shkrirja në Vetëvendosje do të thotë nga 120 kandidatë sa do t’i marrë Vjosa. A do t’i marrë 30 apo 20. Sepse kjo domethënë shumë. Tani nga ata kandidatë, qysh do të jetë ranglista ose renditja, a do të jetë për shembull, dikush nga një deri në 10, a do të jetë e përzier apo do të jetë prej një numri në një numër të caktuar’, shpjegoi Tahiri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME