Categories Lajme, Politike

Vjosa Osmani pas takimit me Lajçak: Dialogu me Serbinë vetëm për njohje reciproke

Presidentja në detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur një konferencë për media pas takimit me emisarin e BE-së, Mirsolav Lajçak. Osmani ka thënë se me Lajçakun ka biseduar për dialogun, duke thënë se ky proces ka nevojë për rishikim.

“Ne patëm një diskutim shumë përmbajtjesor në takimin me z.Lajçak, të deleguarin e BE-së për dialog, e bëra të qartë në emër të institucioneve të Kosovës që për ne procesi i dialogut duhet ta ketë një ‘reset’, një rishikim i cili ndër të tjera do të ndihmojë që Kosova të jetë e përgatitur dhe të respektojë interesat e veta dhe të qytetarëve në një proces që duhet të rezultojë në njohje reciproke në kufijtë aktual dhe me Kushtetutën aktuale të Kosovës.

Është shumë me rëndësi që sapo të konstituohen institucionet e reja që të gjitha informatat për këtë proces të i drejtohen institucioneve të reja në mënyrë që të gjitha ato marrëveshje që janë arritur të shikohen. Del që Serbia nuk i ka respektuar shumicën e marrëveshjeve”, tregoi Osmani.

Osmani ka thënë se do të diskutohet vetëm për njohje reciproke. “Duhet të sigurohemi që të respektohet mandati që e marrim nga parlamenti, vijat e kuqe që vendosen nga parlamenti.

Nuk lejohet që të negociohet me kufijtë e Kosovës. Nuk ka çka të negociohet për statusin e Kosovës, presim që të përfundojë me njohjen. Është shumë me rëndësi që në këtë proces të kemi një koordinim shumë të afërt me opozitën të i informojmë me detaje sepse vetëm atëherë mund të jemi të suksesshëm.

Si presidente do të punoj shumë afër me opozitën me shoqërinë civile dhe mediat e me qytetarët që të kemi një mbështetje të plotë rreth këtij procesi”, tha Osmani.

“Është koha që në Bruksel e gjetiu të kërkohet përgjegjësi nga Serbia e drejtësi për viktimat. Jo vetëm tani që po fillon përkujtimi i masakrave të shumta po edhe deri në qershor nuk ka ditë që nuk përkujtojmë një masakër. Ne presim që dialogu të jetë në mes të dy palëve të barabarta”, sqaroi Osmani.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME