Lajme

Vjosa Osmani: Sot është një ditë e bardhë për të ardhmen e Kosovës

Presidentja në detyre Vjosa Osmani ka votuar në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit të 2021.

Pas votimit, Osmani e cila ishte e shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy vajzat e saj tha pas votimit se sot është një ditë e bardhë për Kosovën dhe ftoi të gjithë qytetarët që vendosin për fatin e tyre duke shfrytëzuar të drejtën që të votojnë. Osmani po ashtu ka falënderuar diasporën, të cilët kanë ardhur për të votuar në Kosovë, por edhe ata që kanë votuar përmes postës.

“Sot është një ditë e bardhë për Kosovën dhe qytetarët do të përcaktojnë fatin dhe të ardhmen e vendit. Është një ditë e ftohtë por ftojë të gjithë qytetarët tonë që të marrin pjesë në procesin e zgjedhjeve. Ftoj gratë dhe vajzat e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje. Falenderoj të gjithë qytetarët në diasporë që kanë votuar në këto zgjedhje”, ka thënë Osmani.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close