Categories Lajme

Vjosa tashmë ka dalë nga shtrati në Novoselë, ku prurjet e kanë rritur nivelin më 4 m gjatë orëve të fundit

Vjosa tashmë ka dalë nga shtrati në Novoselë, ku prurjet e kanë rritur nivelin më 4 m gjatë orëve të fundit. Aktualisht niveli i lumit është në 6.6 m, ndërsa prurjet vijojnë ndërsa nuk favorizohet shkarkimi i Vjosës në det për shkak të drejtimit të erës më drejtim jug-perëndim.

Aktualisht situata favorizohet vetëm për shkak të ndërprerjes së rreshjeve në Përmet- Gjirokastër dhe Janinë por pritet të rinisin në mbrëmje.

Prefekti i Qarkut të Vlorës, Flamur Mamaja sqaroi se shtabi i emergjencave ka nisur njoftimet për evakuimin e banorëve dhe bagëtisë për 15-20 banesa brenda shtratit të lumit.

Situata prezantohet normale në Bistricë, ndërsa janë marrë masa edhe për kalimin vetëm në njërën korsi në aksin Vlorë- Sarandë, ku në Borxh erozioni ka sjellë dëmtimin e segmentit të ri rrugor.

Kreu Nj.A Novoselë tha gjithashtu se do të kishte nisur ndërtimi agjinaturës së re të Mifolit, fondi është siguruar por puna ende nuk ka nisur. Në Novoselë parashikohet që prirjet të rriten gjatë mbrëmjes, dukë lënë permanent rrezikun për përmbytje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME