Lajme

“Vlera më e madhe e ka emrin grua, nënë”, kandidatja e PSD-së në Vlorë Albana Curo takim me gratë e forumit

Kandidatja për deputete e PSD-së në Vlorë, njëkohësisht edhe kryetare e Forumit të Gruas së PSD-së, Albana Curo ka zhvilluar një takim miqësor dhe gratë dhe vajza nga fusha të ndryshme të këtij forumi.

“Mes një atmosfere të ngrohtë dhe tepër miqësore kaluam një  mbrëmje të veçantë me gra nga fusha e  profesione të ndryshme të  forumit të  gruas së Partisë  SocialDemokrate Dega Vlore të titulluar: “VLERA ME E MADHE E KA EMRIN GRUAN ,NENE !”

Si kryetare e Forumit te gruas falenderova zonjat për prezencen e tyre në kètë mbrëmje miqësore po dhe për mbështetjen e angazhimin e  tyre serioz në këtë forum gjatë kësaj periudhe. Si pjesë dhe drejtuese e  forumit te gruas PSD si kandidate për deputete nr 2 e Qarkut të Vlorës dëshiroj të jem zëri i përfaqësimit të tyre, kërkoj të lartësohet figura dhe vlera që gratë kaë në çdo vendimarrje .Diskutuam për problematikat  që keto zonja hasin në  përditshmërine e tyre.

U ndala në një rast të veçantë, të një zonje që po kalon prej disa vitesh një periudhë shumë të veshtirë në familjen e saj pas një sëmundje të pashërueshme të djalit të vetëm të familjes dikur nxënësi im. Prej gati 8 vitesh zonja IDA kjo zonjë  e nderuar, kjo nënë heroinë  e heshtur, braktisi profesionin e saj për ti shërbyer e qëndruar pranë djalit të sa,j për t’ja lehtësuar sado pak dhimbjet që ai fèmijë kalon në trupin e tij.

Sot kjo familje gjendet në kushte tepër të vështira ekonomike dhe psikologjike. Forumi i gruas së PSD-së  i dhuroi kësaj familje një donacion modest nën kujdesin e e veçantë të kryetarit të PSD z Tom Doshi”-u shpreh kandidatja për deputete e PSD-së, numri 2 në listë në Vlorë Albana Curo.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: