Lajme

“Vlerat e perëndimit nuk u shkatërruan”, politika shqiptare mesazhe përkujtuese për 11 shtatorin

“Sulmet e 11 shtatorit nuk arritën të shkatërronin vlerat perëndimore”. Ky është mesazhi i përbashkët i liderëve botërorë dhe atyre shqiptare ne 20 vjetorin e  akteve terroriste qe tronditen Shtetet e Bashkuara.   Presidenti Meta tha se  Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë.

Kreu i shtetit shprehu dhe  mirënjohje për forcat ushtarake shqiptare që luftuan në Afganistan dhe nderoi kujtimin e Kapiten Feti Voglit. Kryeministri Rama tha se 11 shtatori hyri në histori si dita e zezë e sulmit të egër të urrejtjes barbare kundër qytetërimit tonë, duke goditur mizorisht simbolin e tij,  Amerikën, mu në zemrën e saj.  Edhe kreu i opozitës Lulzim Basha me një mesazh në Twitter shkruan se dy dekada më parë, bota u trondit nga sulmet terroriste të 11 shtatorit jo thjesht ndaj SHBA, por ndaj vlerave të lirisë.

“Ne qëndrojmë në krah të partnerit strategjik të Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe mbrojtjes së vlerave, që na bashkojnë në aleancën dhe miqësinë e veçantë mes dy kombeve tona”, shkruan kreu i PD në mesazhin e tij. Sulmet e 11 shtatorit konsiderohen si një nga ngjarjet që ndryshuan jo vetëm Amerikën, por edhe mendësinë njerëzore në të gjithë botën për çështjen e sigurisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close