Lajme

“Vlerësim i merituar për heronjtë”, Rama: Rritje me 40% e pagave të zjarrfikësve deri në 2024-ën

Qeveria ka bërë rritje të pagës edhe për 1181 punonjës të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të cilët përfitojnë 12-40% rritje financiare deri në vitin 2024, plus edhe 7% rritje sipas gradës.

Kryeministri Edi Rama e konsideroi këtë hap një vlerësim të merituar për heronjtë, dhe një motivim real për shumë të rinj që dëshirojnë t’i bashkohen këtij profesioni fisnik.

Rama ndau opinionin e një zjarrfikësi, i cili u shpreh se rritja e pagës e motivon edhe më shumë për ta bërë këtë punë.

“Detyra jonë është të futemi në zjarr, detyrë të cilën e kemi marrë përsipër çdo ditë duke rrezikuar qoftë edhe jetët tona. Shpëtimi i një jete është motivi më i madh për mua ta vazhdoj këtë punë dhe në të njëjtën kohë është motivim që të tjerët të na bashkohen në misionin tonë.

Falë rritjes së pagës ne jemi akoma më shumë të motivuar për ta bërë këtë punë. Ne jemi në luftë me një armik të padukshëm çdo ditë prandaj për ta mposhtur këtë armik na duhen më shumë njerëz me vullnet dhe dëshirën për tu bërë heronj’”, tha Alban Barlika, punonjës i shërbimit zjarrfikës Tiranë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close