Categories Lajme

Vlonjati kërkon azil në Korenë e Jugut

Një histori e rrallë. Një azilkërkues shqiptar në Korenë e Jugut. Pas fluksit të shtuar të shqiptarëve që kërkonin azil në Gjermani, Suedi dhe vendet nordike, vlonjati Orion Delaj kërkon azil në Kore. Gazeta koreane, Korea Times i ka kushtuar një shkrim historisë së 26-vjeçarit shqiptar ku tregohet kalvari i gjatë që ai ka bërë për të shkuar në Kore pasi është larguar nga Shqipëria nga frika e gjakmarrjes.

Historia e Orion Delajt, shqiptari që kërkon azil në Kore

Ai jeton në një apartament me një dhomë të vogël të quajtur “gosiëon”, ku përfshihet një shtrat i vetëm dhe një tavolinë, në rrethin perëndimor të Seulit.

“Unë nuk mund të bëj asgjë, thjesht endem dhe përpiqem të takoj njerëz të mirë”,-thotë Delaj, i cili erdhi në Kore dhe aplikoi për statusin e refugjatit në nëntor 2017, por nuk ka marrë ndonjë telefonatë që prej asaj kohe.

Ai zgjohet në mëngjes dhe nuk di çfarë të bëjë, dhe pyet vazhdimisht veten se çfarë do të ndodhë me të.

“E dija që jeta ime në Kore nuk do të ishte e lehtë”, thotë shqiptari, megjithëse prindërit i dërgojnë para ndonjëherë dhe duan që ai të largohet nga Koreja. “Por problemi është se kjo (mënyra e jetës) nuk është njerëzore”.Ai nuk e di se çfarë do të bënte nëse kthehej në Shqipëri.

“Çfarë bëj atje, nuk ka të ardhme për mua, nuk ka asgjë tjetër, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë Evropën”.

Pse u largua Orion Delaj nga Shqipëria

Orion Delaj i frikësohet kthimit në Europë pasi ka marrë kërcënime me vdekje në Shqipëri nga mafia. Gjithçka lidhet me një konflikt që familja e tij pati një tjetër përpara një dekade. Por kjo histori nuk mbaron asnjëherë dhe hakmarrja po i kalon brezave. Fillimisht është vrarë në Spanjë xhaxhai Elidon Delajt në Shtator 2006.

Policia spanjolle tha se ky rast kishte të bënte me trafikun e drogës në Iberian Peninsula, që çoi në një vrasje mafioze. Në shtator 2012 kushëriri i Orionit i quajtur Amarildo Delaj, u vra përpara lokalit të tij në Vlorë pasi u qëllua me më shumë se 10 plumba. Orion Delaj thotë se këto dy vrasje kanë të bëjmë me gjakmarrje në bazë të Kanunit.

“Unë erdha në Kore t’i shpëtoj Kanunit”,- thotë Orion,i prindërit e të cilit dhe dy motrat jetojnë në Itali. “Nuk ka rëndësi”,-shpjegon ai sa vite kanë kaluar apo kush je dhe ku je ti. “Ata njerëz do të gjejnë ty. Ky është një realit i trishtuar i vendit tim”.Delaj i ka treguar autoriteteve koreane se qeveria shqiptare e di kush janë vrasësit dhe çfarë ata bëjnë, por ata janë një mafie e vërtetë që korrupton qeverinë dhe gjyqtarët. Orion Delaj ka shpjeguar përse zgjodhi Korenë për të kërkuar azil.

“Unë mund të kërkoja azil në Gjermani, Norvegji, Suedi apo Finlandë por nuk shkova në asnjë nga këto vende. Erdha këtu sepse u ndjeva i sigurtë”,- ka thënë ai.

Pritja 12 mujore për të marrë azil

Që pasi mbërriti në Kore, Delaj kërkoi të integrohej në komunitetin lokal. Ai trokiti në dyert e organizatave humanitare dhe arriti të fitonte punë part-time në një restorant italian në Seul. Por në të gjitha vendet ku shkoi nuk arriti të gjente diçka që t’i jepte kuptim ditës së tij. Që prej 7 nëntorit të vitit 2017, ai qëndron në pritje të një sinjali nga qeveria koreano-jugore për kërkesën e tij të azilit./lexo.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME