
Ky djalosh që shikoni në këtë artikull të një gazete Italiane është Vlonjati Luka Jaupi, ai është lindur dhe rritur në Itali ku edhe ka studiuar. Kohët e fundit është zgjedhur si presidenti i keshillit të ministrave në Itali, përgjegjës per formimin e një qeverie të re, po cfare ka ndodhur me kryeministrin aktual të Italisë Mario Draghi, ai sigurisht është në vendin e vet, aktiviteti në të cilin ka marr pjesë Luka është thjesht një simulacion i organizuar nga shoqata e diplomatëve të Italisë të cilët mbështesin edhe inkurajojnë të rinjtë të cilët janë të apasionuar ndaj politikes, ku ndoshta nesër mund jenë vërtet pjesë e qeverisë italiane.
Vlonjati Luka Jaupi ka programin e tij në të cilin bëjnë pjesë problemet që nga drejtesia deri tek emigracioni, që nga ekonomia deri tek siguria kombëtare e marrëdhëniet ndërkombëtare. Komplimente per te riun Jaupi nga Vlora per iniciativen qe ka marrë, i urojmë suksese të metejshme në jetën e tij. /Vlora News