Categories Lajme

Vlonjatja kursen plot 2015 euro me qindarka çdo ditë, vendos t’i shpenzojë për udhëtime në botë

Valbona është shqiptarja që është bërë virale në rrjet. Ajo është nga Vlora, por jeton prej vitesh në Itali dhe ka bërë një gjest shumë interesant.

Vetëm 22 vjeç, Valbona ka mbledhur shumë qindarka në arkën e kursimit. Edhe kur i ka hapur, ka zbuluar që ishin plot 2015 euro.Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Valbona ka treguar se ka vendosur t’i shpenzojë për udhëtime. Ajo ka nisur nga Siçilia dhe do të shkojë edhe në Turqi me familjen.

“2015 euro për një vit. Kam shkuar në Siçili, në Katania sepse nuk bëhet e gjitha. Po të ishte verë do shkonim edhe në det.

Kam edhe plane për vende të tjera. Nuk është se kam shpenzuar shumë. Biletën e kam blerë diku 24 euro vajtje-ardhje. Unë jetoj në Perugia, prandaj jam nisur edhe këtu.

Unë kisha në plan t’i shfr ytëzoja për udhëtime, të dalin sa të dalin. Unë hidhja nga 2 euro në ditë, varet nga mundësia në ditë.

Unë punoj estetiste, po këtu nuk të lë njëri bakshish. Edhe familja ka kontribuar sepse edhe me ata do të bëjë pushime. Kemi menduar që disa ditë të shkojmë në Turqi.

Në 2018 ka qenë udhëtimi im i parë. Ika në Greqi vetëm dhe qendrova 2 muaj”, u shpreh ndër të tjera ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME