Categories Lajme

Vlora bashkia e parë ku zbatohet projekti për shtëpitë e foshnjave, DETAJE

Bashkia e Vlorës është përzgjedhur për zbatimin e një projekti pilot që parashikon që fëmijët që qëndrojnë në shtëpitë e Foshnjave të kthehen tek prindërit biologjikë. Në rast se ata janë të pamundësi për arsye të ndryshme, do të fëmijët do të shkojnë në familje kujdestare që do të mbështeten financiarisht.

Vlora është bashkia e parë nga ku do të nisë zbatimi i projektit të de institucionalizimit të shtëpive të foshnjave dhe kthimin e fëmijëve pranë familjeve biologjike. Në rast se për shkak të varfërisë apo problemeve të tjera sociale, nënat biologjike nuk do të kenë mundësi të rimarrin fëmijët në shtëpi, atëherë ata do të kalojnë tek familje kujdestare

Drejtorja e Shërbimit Social pranë Bashkisë Vlorë, thotë se projekti është në hapat e para dhe sfidat janë të mëdha.

Në shtëpinë e Foshnjës në Vlorë 0-5 vjeç, ndodhen të akomoduar 14 fëmijë. 3 fëmijë janë në proces birësimi, për 2 pritet vendimi i formës së prerë për deklarim braktisje 3 të tjerë janë në proces gjyqësor për kalim kujdestarie.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME