Categories Lajme

Vlora e së ardhmes do ketë në qendër portin e ri turistik

Zhvillimit aktual të zonës së Vlorës shumë shpejt do t’i shtohet një port turistik. Marina Vlorë është investimi që do sjellë impulse të reja në ekonominë e gjithë vendit. Porti i ri do të zërë vendin e atij ekzistues industrial, për t’i dhënë Vlorës akses në linjat më të frekuentuara detare.

Porti i ri turistik do të lidhet në mënyrë harmonike me shëtitoren buzë detit (lungomaren) dhe më tej i hap mundësinë zgjatimit të saj drejt Pyllit të Sodës. Në këtë formë zona turistike dhe këmbësore e qytetit zgjatet duke krijuar një nga bulevardet më të gjata buzë detit në gjithë rajonin e Mesdheut.

Përfaqësues të konsorciumit që ka marrë përsipër këtë investim madhor shprehen se Vlora dhe gjithë bregdeti shqiptar e meriton një marinë të krahasueshme me ato që kanë vendet e rajonit dhe

Marina Vlorë do të plotësojë pikërisht këtë mungesë. 2.8 miliardë lekë do të jetë vlera e investimit, e parashikuar të shtrihet përgjatë 3-4 viteve. Volumi i punimeve do të përballohet me anë të kompanive lokale, duke siguruar kështu qindra vende të reja pune.

Nisur dhe nga vetë natyra e projektit, pozicionet më të shumta të punës do jenë në inxhinieri marinash, inxhinieri navigimi, informacion dhe teknologji komunikimi, ndërtim, arkitekturë, si dhe profile të ndryshme ekonomike. Numri i të punësuarve parashikohet të kalojë 500 persona, duke dhënë kështu një kontribut të ndjeshëm në punësimin e banorëve. Marina Vlorë do të ndjekë modelin e qendrave të ngjashme nëpër Europë, kurse në rajon mund të përmendim marinat në Malin e Zi apo Kroaci si më të afërtat.

Marina planifikohet t’i sjellë ekonomisë së Vlorës rreth 4,3 milionë euro në vit të ardhura. Bashkë me hotelerinë, restorantet dhe aktivitetet e ndryshme të lidhura me të, kontributi arrin mbi 20 milionë euro në vit. Marina Vlorë do të jetë vërtet një motor që do të ndihmojë ekonominë vendase.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Lëvizjet e shtetasve, 1 në 5 banorë në mars ishte turist i huaj

Turizmi ka vijuar të mbajë ritmin e rritjes dyshifrore që shfaqi në dy muajt e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME