Categories Lajme

Vlora humbi intelektualin e nderuar Myrtezan Brahimmuço

Vlora humbi intelektualin e nderuar, familja prindin e mire e njeriun e dashur, shoqeria burrin me tradita fjalemire me te gjithe, Shkolla Industriale Pavaresia humbi inxhinierin qe i dha aq shume shkolles dhe brezave.

MYRTEZAN BRAHIMMUÇO lindi ne tragjas ne vitin 1947 . Pas femijerise se veshtire ne Shqiperine e sapo çliruar dhe studimeve me rezultate te shkelqyera arrin te diplomohet ne Tirane ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike . Profesor Myrtezan Brahimmuço e ka filluar punen si inxhinier mekanik ne pozicione te ndryshme prane Ndermarrjes se Naftes . I dalluar per aftesi te mira menaxhuese dhe drejtuese filloi punen si mesues prane Shkolla Industriale Pavaresia Vlore ne vitin e larget 1979. Qe ne fillimet e tij u dallua per aftesi krijuese dhe menaxhuese duke u emeruar Kryetar i Byrose Teknike te shkolles. Gjate ketyre viteve ka mesuar dhe edukuar disa breza teknikesh dhe inxhinieresh qe sot punojne ne pozicione te ndryshme ne mbare vendin. Fillimisht mesuesi, e me pas kolegu i shume prej inxhiniereve aktuale te shkolles Industriale, profesor Myrtezan Brahimmuço emerohet Pergjegjes i Bazes Prodhuese te shkolles ku kontribuoi dhe sherbeu me perkushtim e dinjitet per vite te tera. Ai ishte nje prind dhe nje bashkeshort shembullor. Rriti dhe edukoi dy djem shembullore , njeri inxhinier dhe aktualisht mesues ne shkollen tone ne degen Elektroteknike, dhe tjetri jurist. Do ta kujtojme gjithnje buzagaz e te perpjekur, te kujdesur e te gjendur. Profesori dhe miku i te gjitheve. I PAHARRUAR MYRTEZAN BRAHIMMUÇO. Shkolla Industriale “Pavarsia” Vlore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Emërimi i kryetarit të përkohshëm deri në zgjedhjet e reja, mblidhet këshilli bashkiak i Himarës! Banorët përplasen me policinë

Sot në orën 10:30 nisi mbledhja e radhës në këshillin e Bashkisë së Himarës ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira. Temperatruat do te jenë me rritje

Anticikloni subtropikal po ndikon Europën Juglindore, ku presim stabilitet të kushteve atmosferike në territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ngacmimi nga interneti, Tirana në vend të parë për numrin e denoncimeve. Kuçova renditet e dyta

Bullizimi dhe dhuna përmes rrjeteve sociale po përhapet edhe në qytete të vogla. Kuçova, është…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi, 29 Mars 2024

Dashi Kjo ditë do ju gjejë më produktiv dhe krijues, qoftë në sferën profesionale edhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK lëshon 9 urdhër-arreste për ish-zyrtarë së Bashkisë Tiranë e biznesmenë (Emrat)

Disa ish-zyrtarë të Bashkisë së Tiranës kanë përfunduar në prangat e policisë me urdhër të…

LEXO ME SHUME