Lajme

Vlora Hyseni, në krye të SHISH / Çuko: Nuk ra me parashutë këtu, ka qenë 2 vjet këshilltare e Ramës

Arben Çuko, ish-deputet i PS, nuk sheh asgjë të pazakontë në propozimin e Ramës për kreun e ri të SHISH.

Në “Ora e Betit”, ai thotë se Vlora Hyseni ka qenë për dy vjet këshilltare e Ramës në këtë fushë.

Çuko: Rama u fokusua te afrësitë e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe njohjet e saj ndërkombëtare, kjo është e dukshmja. E nënkuptuara është synimi i hershëm i kryeministrit për të afruar dy pjesët e kombit shqiptar. Kishim ministrin e jashtëm në detyrë nga pjesa matanë e shqiptarëve, kishim ministren e  arsimit. Nuk është rrufe në qiell të hapur, vazhdimësi e veprimeve dhe synimit të Ramës për të afruar dhe pastaj për të bashkuar dy pjesët e ndara të shqiptarëve. Kjo nuk ra me parashutë këtu. Ka qenë dy vjet këshilltare për shërbimet inteligjente e kryeministrit. Në mos ka qenë brenda punëve të SHISH, ka qenë në zinxhirin informues dhe komandues të shërbimit. Lidhja mes SHISH dhe Ramës është ky këshilltari.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close