Lajme

Vlora ia bëri fora! Festat e Nëntorit në qytetin e Flamurit, si kurrë më parë!

E ku më bukur e më me kuptim se në Vlorë mund të përjetohet bukuria e Festave Kombëtare? E ku tjetër më mirë se në Vlorë mund të përkujtohet Dita e Pavarësisë? Me një vizitë në monumentet e Flamurit, Ismail Qemalit, Muzeve, Përkujtimoreve e sidomos atmosferës, që vetëm Vlora di ta dhurojë! Prandaj edhe bizneset turistike u bënë bashkë me oferta “të çmendura”, që t`jua bëjnë sa më joshëse, sepse fundjava juaj këtë periudhë festash është dyfishuar dhe zgjat plot katër ditë! Kështu disa prej hoteleve të Vlorës, kanë përgatitur paketa të plota e të pjesshme, ku secili mund të gjejë veten, për të kaluar plot katër ditë në Vlorë, mes festimeve, bukurive të bregdetit, mikpritjes së nxehtë vlonjate e aktiviteteve të shumta që ka organizuar bashkia. Po, sepse në dy ditët e Festave por sidomos më 28 nëntor, një listë e gjatë aktivitetesh (shiko këtu) do të realizohen me rastin e Festës.

Po cilat janë hotelet që janë përgatitur t`ju presin në Vlorë?

  1. Le Palazzine Resort
  2. Hotel Bolonja
  3. Regina City Hotel
  4. New York Hotel
  5. Yacht Hotel
  6. Diamond Hill Resort & SPA
  7. Vila Nika
  8. Palace Hotel & SPA
  9. Aler Grand Hotel Vlora 

Shikoni videon për detajet e secilës ofertë dhe zgjidhni atë që ju përshtatet.

Ejani në Vlorë për Festat Kombëtare!

Dhe mos harroni të merrni me vete një veshje Kuq e Zi!

Travel Magazine ju uron Gëzuar Festat!

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button