Categories Lajme

Vlora ia lë vendin Burrelit/ 2 viktima dhe 2 të zhdukur, si nisi përplasja mes familjeve

Historitë dhe saga e rrëmbimeve dhe zhdukjeve pa lënë gjurmë në Vlorë, duket se ia ka lënë radhën Burrelit, me ngjarjet e fundit që po ndodhin në këtë qytet. Sipas gazetarit investigativ Artan Hoxha, rrëmbimet pa gjurmë që po ndodhin në Burrel, rrjedhin nga një histori kriminale e nisur në Londër dhe që deri tani ka lënë 2 të vdekur dhe 2 të zhdukur.

Duke bërë një rezume të shkurtër të ngjarjeve kriminale, Hoxha tregoi se në datë 5 gusht u zhduk Klevis Lleshi 21-vjeç. Sapo ka dalë nga shtëpia për kafe, 21-vjeçarin e morën duke e rrëmbyer dhe u zhduk.

Zanafilla nisi në vitin 2012, kur Arben Lleshi, djali i xhaxhait të Klevisit ka vrarë në Londër Agim Hoxhën, thotë gazetari Hoxha. Vrasësi Arben Lleshi u arrestua në Angli, u dënua me burg për jetë dhe u ekstradua në Shqipëri ku po vuan dënimin. Ndërkohë që fatkeqësitë në familjen Lleshi vijojnë.

Në datë 30 tetor të 2013 u ekzekutua në një atentat Xhavit Lleshi, babai i Klevisit, që u rrëmbye në datë 5 gusht të këtij viti. Në 15 maj 2016 u vra Hajredin Lleshi në fshatin e lindjes në Burrel, i cili është vëllai i Xhavitit.

Ndërkohë që në 2017 u rrëmbye Artan Lleshi, djali i Hajredinit, të cilin e morën me një makinë në Burrel dhe e sollën në Kamëz, ku është parë për herë të fundit dhe u zhduk. Pra bilanci është 2 të vdekur dhe 2 të zhdukur. Aktualisht në shtëpinë e Xhavit Lleshit është vetëm nëna e tij dhe tre motrat që janë martuar në Burrel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME