Eshtë e dyta herë brenda 10 ditësh që gazetari Ergys Alushi ka hedhur një postim në faqen e tij FB, ku busti i Ismail Qemalit shikohet gjithë zhgaravina, dhe kjo vihet re nga të gjithë, Alushi shkruan se ky është një turp, për ata që e kanë për detyrë ta pastrojnë.
Ky është Turpi në sheshin historik të Kombit. Turpi që na rëndon të gjithëve, por më shumë atyre që e kanë për detyrë ta pastrojnë këtë Turp. Ka më shumë se 10 ditë aty dhe askush nuk ndërhyn. Kjo ndodh sepse Vlora ka mbetur pa zot! Nga Ergys Alushi.