Lajme

Vlora më e frekuentuara këtë të diel ‘pushtohet’ nga trafiku, shkak punimet në rrugë

Fundjava në Vlorë ka shkaktuar kaos të vërtetë. Numri i madh i automjeteve ka krijuar trafik dhe radhë kilometrike të cilat kanë nisur nga rruga Transballkanike e duke vijuar deri në Orikum. Punimet të cilat po bëhen në zonën e Skelës kanë bërë që rruga të ngushtohet e të shkaktojë probleme.

Po ashtu dhe shembja e aksit rrugor në afërsi të Jonufrës i detyron automjetet të alternohen për të kaluar për shkak se nuk ka hapësirë. Në afërsi të tunelit punimet të cilat po bëhen buzë detit, por dhe hotelet e shumta që po ngrihen dhe inertet e tyre bllokojnë aksin rrugor.

Kjo e diel i ka detyruar drejtuesit e mjeteve të qëndrojnë përreth 2 apo 3 orë në trafik. Efektivët e policisë janë vendosur në terren për ti dhënë zgjidhje trafikut, por punimet e shumta nëpër rrugë ndikojnë në krijimin e radhëve kilometrike.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: