Lajme

Vlora ndez dritat për festat e fundvitit, pema tradicionale është vendosur në zonën e qendrës historike

Vlora ndez dritat për festat e fundvitit. Pema tradicionale është vendosur në zonën e qëndrës historike ndërsa dekori shumëngjyrësh dhe plot drita i ka dhënë gjallëri qytetit. Pema simbolike u ndez këtë të mërkurë të 8 dhjetorit ndërsa ka bashkuar qytetarë të shumtë ,teksa gjithcka eshte shoqeruar edhe me nje koncert festiv me kengetarin e ftuar Mateos Froku .

Një atmosferë festive,ashtu si qyteti i Vlorës e meriton,gëzuar për të gjithë qytetarët e Vlorës dhe mbi të gjitha për të vegjlit,ka theksuar në fjalën e tij kryebashkiaku Dritan Leli

Vlora ndezi kështu dritat dhe pemen tradicionale të festave të fundvitit,në një aktivitet të zhvilluar në zonën e qëndres historike teksa festa ka bërë bashkë qytetarët e Vlorës,me urrimin për më shumë paqe dhe dashuri në këtë fundvit dhe në këto ditë festash.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close