Lajme

“Vlora në krye të ndryshimit”, Leskaj: aktivitetin nga forumi rinor i PD dega Selenicë, e ka quajtur marshimi i fitores

Drejtuesi politik i qarkut të Vlorës për Partinë Demokratike, Bujar Leskaj, aktivitetin e organizuar nga forumi rinor i partisë Demokratike dega Selenicë, e ka quajtur marshimi i fitores. Ai tha se kjo është një pritje e jashtëzakonshme me një atmosferë që jep shpresën e madhe dhe garancinë e fitores së 25 prillit.

Qindra të rinj të Selenicës dhe Lumit të Vlorës, kanë zgjedhur një marshim simbolik nga ura e Drashovicës, në Vajzën e Ali Asllanit e duke kulmuar në parkun arkeologjik të Amantias. Në takim, kanë marre pjesë kandidatët për deputet të qarkut, drejtuesi politik Bujar Leskaj, drejtues të degës së Selenicës dhe forumi rinor i Selenicës.

Bujar Leskaj tha se është rinia, grushti i madh që sekti Rama do të marre në 25 prill. Edhe për kandidatët për deputet të qarkut Vlorë, kjo pritje e të rinjve, është shenja se 25 prilli do te jetë dita e madhe e ndryshimit për Fitoren e Shqipërisë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: