Categories Lajme

VIDEO\ Vlora “noton” në ujë pas reshjeve të dendura të shiut

Ka nisur përmbytja e rrugëve të qytetit të Vlorës pas reshjeve të dendura të shiut në Shqipëri, në orët e fundit. Përmbytjet janë prezente në rrugët “Albano e Romina”, “Kali i Trojës”, 24 Maji” dhe “Kosova” pranë portit etj.

Vlora është një nga qytetet më problematike në vendin tonë sa i takon përmbytjeve, ndikuar dhe nga afërsia me detin pasi dhe shumë kanale nuk janë të zhbllokuara, si kanali në lagjen Pavaresia që eshte i bllokuar me barishte dhe mbeturina. Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë vendin tonë këtë të enjte duke shkaktuar probleme sidomos në qytetet bregdetare.

Nga pamjet e siguruara duket sesi rrugët e qytetit janë të mbushura me ujë. Ndërkohë pasagjerët e tragetit të linjës Vlorë-Brindizi kanë ngelur të bllokuar në det edhe në këto moment , pasi për shkak të kushteve të motit nuk arrin të ankorohet në port.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mesazhet mashtruese në telefon/ Oferta joshëse pune, që vetëm ju “grijnë” paratë

Subjekti që prezantohet me emrin Pulse Glide LTD, në fund të mesazhit të dërgon një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga mësuese frengjishtje në stjuardesë, vlonjatja punon për familjen mbretërore arabe: Kam shëtitur në 32 shtete

Geralda Kocirai është vajza nga Vlora, e cila ka një histori shumë frymëzuese. Ajo ka…

LEXO ME SHUME