Lajme

Vlora, qyteti me shumë infektime/ Dyndje në qendra shëndetësore për shkak të Covid dhe të virozave

Në qendrat shëndetësore të bashkisë Vlorë vijon të jetë në rritje numri personave me infeksione virale por dhe të infektuarve me covid. Në qendrën shëndetësore numër 3 të lagjes 1 Maji rreth 40 është numri i vizitave të të miturve dhe rreth 100 numri i vizitave të të rriturve. Për shefen e shërbimit në këtë qendër, Rajmonda Zotaj nuk mungojnë rastet me Covid, përveç gripit të dimrit.

Puna e bluzave të bardha vështirësohet kur flitet për prindërit e të vegjëlve të cilët kundërshtojnë kryerjen e tamponit për Covid.

Të dielën Vlora ishte qyteti i parë me infektime pas Tiran. Gjithsej janë 1457 të sëmurë aktiv në qark, shumica e të cilëve referuar të dhënave mjekimin e marrin në kushte shtëpie.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close