Lajme

Vlore, 15 persona në ditë të prekur nga gripi i stinës (Video)

Mesatarisht 15 persona në ditë rezultojnë të jenë të prekur nga gripi i stinës në qytetin e Vlorës. Mjekja e përgjithshme,  Irini Rapushi në një intervistë RTV Ora thotë se fluksi i vizitave ka ardhur në rritje edhe për shkak të frikës nga koronavirusi.”Në momentin që u infektua edhe Italia pacientët ishin goxha të alarmuar”, tha mjekja.

Sipas mjekes,  rastet e dyshuara si bartës të koronavirusit nuk kanë munguar, por deri tani kanë rezultuar negativ. “Po, unë kam patur vetëm një rast dhe i jam drejtuar ISHP dhe spitalit të Vlorës. E kam referuar, por i kemi vendosur vetëm raport 7-ditor si tip karantine personale në shtëpi”

Mjekja Rapushi konfirmon se situata në qendrat shëndetësore mbetet problematike edhe për shkak të gripit të stinës, që ende nuk është larguar. “Janë edhe të sëmurët kronikë, që kanë paraqitur edhe pjesën e sëmundjes së gripit” Bluzat e bardha shprehen se një mjek kryen 270 vizita mjekësore në javë në qendrat shëndetësore të qytetit, ndërsa pjesa më e madhe e pacientëve janë të rritur.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: