Categories Lajme

Vlorë, 180 të paraburgosur janë pritur me atmosferë të ngrohtë, muzikë e të ftuar (Video)

Për 180 të paraburgosur të IEP Vlorë festat e fundvitit janë pritur me atmosferë të ngrohtë, muzikë e të ftuar.  Engjëllush Avdulaj, kreu i këtij institucioni theksoi se gjatë këtij viti i është kushtuar rëndësi e veçantë riedukimit dhe riintegrimin të të paraburgosurve, 90 prej tyre tashmë gëzojmë një diplomë profesionale, ndërsa po synohet hapja klasave të shkollës së mesme.

Në cilësinë e përfaqësuesit të Kuvendit të Shqipërisë dhe antares së Komisionit të Sigurisë, Pranvera Resulaj tha se ka ende shumë punë për të bërë për të ofruar klimë të mirë brenda institucioneve të vuajtjes së dënimit në Shqipëri. Drejtësia e re dhe funksionale është shpresa se parimet e së drejtës do të jenë në bazë të sistemit të drejtësisë, theksoi Deputeti Anduel Tahiraj i pranishëm në aktivitet.

Të ftuarve, iu janë dhuruar punë dore të vetë të paraburgosurve, ndërsa të veshur me kostume popullore këta të fundit kanë kënduar isopolifoni e i janë gëzuar festës. Në aktivitet merrnin pjesë përfaqësues të pushtetit lokal dhe komuniteteve ferare. Ndërsa në hyrje të ftuarit kanë paraqitur vaksinat elektronike, duke respektuar protokollet e anti – covid. Ky aktivitet u organizua nën kujdesin e IEPV Vlorë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME