Categories Lajme

Vlorë: 3 muaj pa punë, punonjësit e transportit publik në protestë për pagën

50 punonjës të firmës të transportit publik kanë dal këtë të martë në protestë përpara prefekturës së qarkut të Vlorës, pasi ende nuk kanë përfituar pagën e luftës. Shoferët e autobusëve, por edhe faturinot e firmës private të transportit publik shprehen se kanë afro 3 muaj pa punë, dhe nga firma e transportit ku punonjë ju është thënë se e kanë bërë aplikimin për pagën e luftës por e kanë fajin institucionet vendore dhe qëndrore për mos aprovimin e kësaj page. 50 punonjësit kanë shkuar fillimit në drejtorinë e tatimeve në Vlorë të cilët shprehen se ju kanë thënë se nuk e përfitoni pagën e luftës pasi aktivitetin e tyre e kanë mbyllur në datën 12 mars pa dal ende urdhri nga qeveria e vendit për përfitimin e pagës së luftës.

Transporti publik urban në qytetin e vlorës ka pësuar vitet e fundit ndryshime, fillimisht ka qënë në varësi të plot të bashkisë së Vlorës teksa më pas u privatizua.50 punonjës faturino si dhe shofer të autobusëve kanë dal këtë të martë në protestë përpara prefekturës së qarkut pas interesimit të tyre edhe në drejtorinë e tatimeve në Vlorë.Të pashpresë dhe afro 3 muaj pa punë që prej shpërthimit të pandemisë botërore situata e tyre financiare dita ditës po vështirësohet, teksa ndihen të paqartë se në dyert e kujtë insitucioni të drejtohen për të gjetur zgjidhje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME