Lajme

Vlorë, 51-vjeçari gjendet i vdekur në një kanal me ujë

Një burrë është gjetur i vdekur në një kanal në Vlorë. Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 10:30 të ditës së sotme, në fshatin Alikok, është gjetur pa shenja jete, në një kanal me ujë, shtetasi A. K., 51 vjeç, me vendbanim në Kukës. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close