fbpx
Lajme

Vlorë, 70 % pasagjerë më pak, bilanc negativ në port për shkak të pandemisë

Me rreth 70 % pasagjerë më pak se një vit më parë, porti i Vlorës shënoi një bilanc negativ në lëvizjen e udhëtarëve gjatë pandemisë. Rritje shënoi vetëm lëvizja e mallrave. “Porti i Vlorës, duke qenë port turistik normal që nuk ka rezultatet që ka pasur vitin e kaluar. Lëvizja e mjeteve dhe e njerëzve është e kufizuar vetëm për njerëzit, ndërsa si mallra në port kanë kaluar 102%.”

Bilanci negativ i lëvizjes së pasagjerëve nga Porti i Vlorës u thellua në muajin Shtator. Festim Skëndaj, shefi i përpunimit të trageteve thotë se fluksi i ulët i lëvizjes është pasojë e kufizimeve për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Porti i Vlorës lëvizjen kryesore ka lëvizjen e njerëzve dhe turizmin. Deri më sot ka pasur 5000 hyrje dhe dalje, nga 12 mijë që duhet të kishte normalisht.”  Qarkullimi i mallrave ndërkohë ka shënuar rritje.“I vetmi zë që kemi tejkalim është ai i mallrave.” Transporti detar i pasagjerëve kryhet mbi bazë të protokolleve anti-Covid, në dalje lejohen të udhëtojnë vetëm disa kategori, ndërsa në hyrje kufiri është i hapur.oranews

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button