Lajme

Vlorë – Aksident i rëndë: humb jetën këmbësori, ndalohet shoferi

Vlorë Mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:00, në rrugën “Transballkanike” pranë stacionit të trenit kandodhur një aksident rrugorë me pasojë.
Automjeti tip BMV me targë AA 708 OU, ka përplasur këmbësorin Guri Maliqi, 83 vjeç, banues në lagjen “24 Maji” Vlore, i cili për shkak të dëmtimeve të rënda në trup ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Vlorë.Drejtuesi i mjetit shtetasi O. I, 27 vjeç, banues në Vlorë, po shoqërohet në Komisariatin pranë DVP Vlorë për veprime të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave. Vlorë më 17.10.2018
 

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button