Lajme

Vlorë, Aksidentoi të miturin dhe tentoi të largohej, arrestohet 53 -vjeçari

Një aksident ka ndodhur në Vlorë ku mësohet se një 53-vjeçar ka përplasur një të mitur që po lëvizte me biçikletë. Bëhet e ditur se drejtuesi i mjetit tip “Opel” ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga Policia dhe shoqëruar në komisariat. 11-vjeçari pasi mori ndihmën e parë mjekësore doli nga spitali dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:45, në afërsi të vendit të quajtur “Shtëpia e Oficerëve”, shtetasi A. S., 53 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas 11 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por falë reagimit të menjehershëm është ndaluar nga shërbimet e Policisë së Vlorës dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

11-vjeçari pasi mori ndihmën e parë mjekësore, doli nga spitali. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close