Categories Lajme

Vlorë: Akuakultura rrit prodhimin e peshkut

Në bashkëpunim me bashkimin evropian ministria e bujqësisë ka nizur zbatimin e një strategjie të re për zhvillimin e akuakulturës. Synimi mbetet në rritjen e prodhimit në 10 mijë tonë peshk në vit.

Shqipëria ka përcaktuar tashmë zonat prioritare për zhvillimin e akuakulturës dhe kapacitetet prodhuese. Duke iu referuar studimit më të fundit të Bashkimit Evropian Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, u shpreh se kapaciteti për zhvillimin e akuakulturës në det është 10 mijë ton peshk.

“Ka pasur mangësi në një planifikim dhe strategji më të mirë të këtij sektori. Prandaj ne bashkë me italianët kemi bërë studime përmes fondeve të Bashkimit Europian ku kemi arritur në përfundimin që kapaciteti i Shqipërisë për akuakulturë është rreth 10 mijë ton në det. Po të fusim këtu edhe ujërat e brendshëm, pra akuakulturën nëpër liqene artificiale atëherë shkojmë deri në 15-20 mijë ton prodhim peshku.”

Studimi parashikon që koshat ku rritet peshku, do të largohen nga bregu duke rritur cilësinë. “Edhe pse ne kemi pranë Greqinë dhe Turqinë, që janë kampionë përsa i përket akuakulturës, megjithatë produktet tona e sidomos këto të Gjirit të Vlorës, konkurrojnë denjësisht në tregjet italiane”.

Aktualisht nga subjektet e akuakulturës në Gjirin e Vlorës prodhohen rreth 3,200 ton peshk, ndërsa investimet e kryera në stabilimentet e prodhimit vlerësohen në rreth 25 milionë euro. Tendenca e zhvillimit të akuakulturës në botë vlerësohet me rreth 20% rritje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME